Partizani Kukësi, formacionet zyrtare
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Partizani dhe Kukësi përballen mbrëmjen e së hënës në stadiumin "Qemal Stafa". Ndeshja e vlefshme për Javën e 22 të Superligës ka një rëndësi të veçantë për të dyja ekipet.
Partizani i vendit të dytë (45 pikë), kërkon fitoren për të mos u shkëputur nga ndjekja ndaj Skënderbeut të vendit të parë (49 pikë), ndërsa Kukësi që ndodhet në mesin e tabelës shpreson të marrë një rezultat pozitiv në transfertë ndaj kryeqytetasve.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes u publikuan edhe formacionet zyrtare të ekipeve.
Partizani - Kukësi 18:00
Kategoria Superiore
Java e 22- të
E hënë, më 22 shkurt
Formacionet
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Krasniqi, Kalari, Batha, Filipe, Vila, Torasa, Sukaj,Raçiç
Trajner: Andrea Agostineli
Kukësi: Koci, Hallaçi, Shameti, Malota, Mici, Biringueta, Hasani, Musolli, Karioka, Dvornekoviç, Emini
Trajner: Klodian Duro
Arbitra: Bardhyl Pashaj, Redi Avdo, Dojanto Myftari, Kreshnik Tartari; Pas porte: Kreshnik Cjapi, Klajdi Kola
