Skënderbeu mposht Tiranën, vendos penalltia e Salihit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kategoria Superiore
Java e 22- të
E hënë, më 22 shkurt
Skënderbeu - Tirana 1-0
Golat: Salihi 77´ (pen)
Formacionet
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Osmani, Arapi, Progni, Nimaga, Lilaj, Latifi, Xhejms, Salihi
Trajner: Mirel Josa
Tirana: Ed.Bakaj, Kërçiku, Karan, Teqja, Hoxhallari, Muzaka, Malaj, Karabeci, Gërçaliu, Lika, Fukui
Trajner: Ilir Daja
Pjesa e parë - 45 minuta të luftuara nga të dy skuadrat, me një Skëndërbe energjik dhe një Tiranë të vendosur mjaft mirë në mbrojtje, duke mos i lënë shumë mundësi depërtimi korçarëve.
Dhe pse në minutat e para të takimit kryeqytetasit shfaqen më agresivë, në vijim gjithçka flet në favor të kampionëve, të cilët luajnë bukur, qarkullojnë topin, ndërtojnë aksione dhe tentojnë të gjejnë avantazhin. Dyshja e sulmit të bardhekuqve, Salihi-Xhejms pozicionohen mjaft mirë në zonën e miqve, por që nuk arrijnë të thyejnë murin e 24- herë kampionëve. Të cilët largojnë çdo rrezik të mundshëm në zonën e Bakajt.
Minutat
91'+3´ Zëvendësim te Tirana, del Karabeci, fuet Peci.
90'+ 1´ Malaj godet fuqishëm me të majtën por pret Shehi.
Akodrohen 4 minuta shtesë
89´ Zëvendësim te Tirana, del Muzaka, futet Papa.
88´ Luhen minutat e fundit të takimit, Tirana përpiqet ti shfrytëzojë për të gjetur golin e barazimit.
87´ Zëvendësim te Skënderbeu, del Xhejms, fuetet Eskerdinja.
85´ Arapi ndëshkohet me karton të verdhë.
84´ Zëvendësim te Tirana. Del Gërçaliu, futet Halili.
83´ Tirana tenton me anë të Gërçaliut, por topi përfundon jashtë.
81´ Muzaka kroson për Likën brenda zonës , i cili rrëzohet nga Vangjeli, shkodrani proteston për 11-metërsh, por gjyqtari akordon vetëm goditje këndi.
79´ Krosim në zonë për Salihin, shkodrani tenton me kokë por mbi kuadrat.
77´ GOL! Salihi fiton një 11-metërsh dhe e konverton në gol. Skënderbeu 1-0 Tirana.
76´ Salihi rrëzohet në zonë, gjyqtari akordon penallti për Skënderbeun.
74´ Goditje këndi për tiranën, e ekzekuton Lika, por largojnë vendasit.
73´ Kundërsulmon Tirana me Likën i cili godet fuqishëm drejt portës së Shehit, por devijon gardiani i korçarëve.
71´ Goditje këndi për Skënderbeun, e 11-ta. E ekzekuton Latifi, grushton Bakaj. Një tjetër goditje këndi për vendasit, përsëri Latifi, top tepër i lartë, por e rimarrin vendasit.
70´ Aksion i rrjeshëm i korçarëve, Karabeci shkakton faull ndaj Renatinjos, një tjetër goditje dënimi në favor të vendasve. E ekzekuton Salihi, topi përfundon jashtë.
68´ Gjyqtari ndërpret lojën për koret ofenduese të tifozëve.
66´ Karan shkakton faull ndaj Xhejms, korçarët fitojnë godije dënimi. E ekzekuton Latifi. Tentativë mjaft e rrezikshme e mesfushorit, topi përfundon mbi kuadrat.
64´ Goditje këndi për Tiranën. E ekzekuton Lika. Top i lartë në zonë, kontrollon Shehi.
62´ Dy zëvendësime te Skënderbeu. Del Nimaga, futet Orelesi. Del Progni, futet Renatinjo.
60´ Gilman Lika merr një top nga mesfusha, niset i vetëm drejt portës së Shehit, gjuan fuqishëm por jashtë
59´ Nimaga tenton nga distanca me të majten por pret Bakaj.
58´ Progni ndëshkohet me karton të verdhë.
55´ Goditje e tretë këndi për Tiranën. E ekzekuton Gerçaliu, largon Osmani.
54´ Tirana rifshaqet më agresive dhe sulmuese në pjesën e dytë.
53´ Goditje këndi pët tiranën e ekzekuton Lika, top i lartë, por Gjergji Muzaka nuk arrin të gjuajë me portën bosh.
52´ Gërçaliu ndëshkohet me të verdhë.
51´ Kërcënuese Tirana, tenton të gjejë rrjetën por mbyllin mirë vendasit.
50´ Kërçiku shkakton faull ndaj Latifit, ndëshkohet me të verdhë.
48´ Goditje këndi për Tiranën. E ekzekuton Lika, por nuk arrijnë të shfrytëzojnë mirë, largojnë korçarët.
47´ Mundësi ideale për Tiranën. Malajn merr një top nga mesfusha, niset i vetëm, kroson për Fukuin pranë fijës fatale, i cili tenton të shërbejë për Likën por largojnë vendasit.
Starton pjesa e dytë
45'+2´ Tirana është kthyer në gjysmëfushën e saj, ndërsa vendasit tentojnë të depërtojnë për të marrë avantazhin, por nuk ja dalin.Pjesa e parë mbyllet 0-0.Akordohen dy minuta shtesë
44´ Loja përqëndrohet në mesfushë, ndërhyrje dhe faulle, vendasit tregohen më agresivë dhe më kërkues për të gjetur rrjetën.
43´ Goditja e radhës nga këndi për Skënderbeun, e ekzekuton Progni. Largon Teqja. Tjetër goditje këndi, topii përfundon në zonë mes rrëmujës Jashanica nuk arrin të shfrytëzojë, larojnë bardheblutë.
40´ Tension mes dy tifozrive, të dy kapitenët e skuadrave drejtohen drejt tyre për ti qetësuar.
39´ Kros i Latifit për Salihin në zonë, laron Bakaj e çon në goditje këndi.
38´ Kristi Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë.
37´ Tentativë e Gerçaliut por pa rezultat.
35´ E rimarrin topin bardheblutë, qarkullojnë dhe tentojnë të dalin nga mesfusha por tregojnë kujdes korçarët. Të cilët mbyllin mirë dhe rimarrin zotërimin e topit.
31´ Ka përplasje kokë me kokë Osmani me Fukuin, por gjithçka vazhdon normalisht.
27´ Mundësi mjaft e mirë për Skënderbeun, kros i Lilajt nga e djathta për Latifin i cili godet por tepër lehtë, asnjë rrezik për Bakajn.
24´ Goditje këndi për Skënderbeun, e ekzekuton Progni, largojnë lojtarët e Tiranës.
20´ Salihi shërben për Xhejms në zonë por nigeriani rrëzohet, largojnë lojtarët e Tiranës.
17´ Osmani tenton nga distanca gjuan me kokë, por jashtë kuadratit.
16´ Progni provon nga e majta, devijojnë miqtë.
14´ Muzaka tenton të shërbejë brenda në zonë për Malajn por mbyllin vendasit.
12´ Vendasit qarkullojnë topin, tentojnë të gjejnë hapësira në gjysmëfushën e bardhebluve për të gjetur avantazhin.
09´ Goditje e tretë nga këndi për Skënderbeun, e ekzekuton Progni, topi në shtyllën e parë largon Karabeci.
05´ Aksion i vendasve, Arapi kroson një top të lartë për Salihin në zonë, i cili gjuan me kokë por pret portieri Bakaj.
03´ Tirana shfaqet më agresive në minutat e para të takimit.
Starton ndeshja