e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

VIDEO/ Nejmar-Suarez, Barça vazhdon marshimin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
VIDEO/ Nejmar-Suarez, Barça vazhdon marshimin

Barcelona nuk njeh rival në La liga. Skuadra e Luis Enrikeska arkivuar sot fitoren e 20-të në këtë kampionat, duke treguar se janë të pandalshëm në kampionat.real barca Katalanasit kanë fituar sot 1-2 ndaj Las Palmasit në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 25 të kampionatit iberik.

Ishte Luis Suarez hapi serinë e golave që në minutën e 6-të. Teksa u duk gjithçka do të ishte e thjeshtë për blaugranët, vendasit shënojnë golin e barazimit me Uillian Jose.

Në minutën e 39-të Neymar realizoi golin e avantazhit për ekipin e Luis Enrikes duke e vulosur përfundimisht fatin e këtij takimi në shifrat 1-2. Me fitoren e sotme Barcelona ngjitet e pashqetësuar në kuotën e 63 pikëve në vendin e parë.