e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Humbasin Basha dhe Memushaj, barazon Vajushi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Humbasin Basha dhe Memushaj, barazon Vajushi

Është luajtur sot java e 27-të e Serisë B. Futbollistët e kombëtares shqiptare që militojnë në ekipet e këtij kampionati, nuk kanë mundur dot të shijojnë rezultate pozitive. vajushiPeskara e Ledian Memushajt, u mund sot 2­-1 në Kaliari. Ekipi ku aktivizohet mesfushori shqiptar e pati shumë të vështrë përballë kryesuesve të Serisë B.

Në minutën e 76-­të të takimit Memushaj u zëvendësua, ndërkohë që skuadra e tij regjistron ndeshjen e tretë resht pa fitore, duke humbur gjithnjë e më shumë shpresat për të kapur vendin e dytë, që e dërgon në Serinë A.

Humbje edhe për Migjen Bashën në ndeshjen e tij të dytë me Komon. Mesfushori shqiptar e nisi titullar me Komon, teksa pësoi disfatën e radhës në Askoli. Basha luajti 73 minuta, duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë fizikisht.

Komo është në pozita kritike në vendin e fundit në renditje dhe fitorja nuk po duket prej shumë javësh. Ky ekip rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Titullar sot luajti edhe Armando Vajushi, në barazimin 1­-1 të Livornos së tij kundër Çezenës pretendente për ngjitje në Serinë A, një barazim me vlerë për toskanët, që luftojnë për të qëndruar larg zonës së ftohtë.