VIDEO/ Keroll tripletë, por Uest Hem dhe Arsenal bëjnë paqe
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Uest Hem dhe Arsenali janë ndarë në barazim me shumë gola në sfidën e javës së 32-të në Premier League. Të dyja skuadrat e mbyllën me rezultatin 3-3 në një ndeshje spektakolare
Ndeshja nisi më mirë për miqtë e drejtuar nga Venger që brenda 35 minutash shënuan 2 gola me Ozil dhe Sanchez, gjithsesi Carrol barazon gjithçka në mbyllje të pjesës së parë më dy gola mjaft të bukur.
Në pjesën e dytë sulmuesi i njohur realizoi edhe golin e tretë personal, por që do të ishte i pamjaftueshëm për të marrë 3 pikë, pasi Koshilni do të barazonte shifrat në mintën e 70-të.
Me këtë rezultat, Arsenali tashmë është edhe më larg objektivave për të qëndruar në garë për titullin, ndërkohë që ekipi i Bilic thuajse i dha lamtumirë ëndrrës për të arritur një vend në Ligën e Kampioneve.