e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vllaznia-Teuta e Tërbuni-Bylis, publikohen formacionet zyrtare

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vllaznia-Teuta e Tërbuni-Bylis, publikohen formacionet zyrtare

Kategoria Superiore rikthehet sot me 2 nga ndeshjet e javës së 29-të. Gjithçka po i drejtohet fundit dhe gara ka arritur në një pikë ku çdo sfidë shihet si një finale. vllaznia partizaniVllaznia e Armando Cungut pret në "Reshit Rusi" Teutën e Maganit. Shkodranët do të synojnë fitoren për të qetësuar njeherë e mirë pozitat e tyre në vendin e 7 duke i shpëtuar përfundimisht rënies nga Kategoria.

Nga ana tjetër durrsakët kanë lënë shumë pikë në javët e fundit dhe vendi i tretë duket nje mision i veshtirë duke parë edhe formën e mirë që po kalon Kukësi, ekip i cili aktualisht e mban këtë pozicion.

Në takimin tjetër, Tërbuni tashmë pothuajse i rrëzuar nga Kategoria do të presë Bylisin ku edhe këta të fundit janë mjaft të rrezikuar. Një fitore e ballshiotëve sot në Pukë do të ngjallte fuqishëm shpresat për mbijestesë.

Vllaznia - Teuta ora 16:00
Vllaznia: Dragojeviç, Pjeshka, Cicmil, Vrapi, Marku, Barbulla, Krymi, Sefa, Çinari, Shtubina, Kalaja Trajner: Armando Cungu
Teuta: Moçka, Lukiç, Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Musta, Hila, Lena, Çyrbja, Magani, Bernardo Trajner: Gugash Magani
Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridigert Çokaj, Paulin Simoni, Blerim Ziri

Tërbuni - Bylisi ora 16:00
Tërbuni: Kuka, Fangaj, Beci, Danaj, Kaçaj, Karakaçi, Tushe, Gavazaj, Dedyn, Lala, T. Marku Trajner: Viktor Gjoni
Bylisi: Frashëri, Dukiç, Brahja, Alla, Peposhi, Muskaj, Bilali, Tahiri, Izuçuku, Varea, Hoxhaj Trajner: Adnand Zilxhoviç
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Enea Pashaj, Renato Malaj, Sokol Çekaj