VIDEO/ Juventus nuk ndalet, Bufon thyen rekordin e Dino Xof
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventus nuk ndalet në marshimin drejt titullit kampion në Serinë A. Një fitore e arritur mbrëmjen e së premtes ndaj Sasuolos në Torinom me rezultatin 1-0, i rendit bardhezinjtë në kuotën e 67 pikëve; 6 pikë para Napolit të vendit të dytë.
Goli i fitores u shënua nga Paulo Dibala në minutën e 36' të pjesës së parë.
Bufon
Juventusi nuk shijoi vetëm fitoren ndaj Sasuolos. Xhanluixhi Bufon theu rekordin e portierit legjendar Dino Xof (903 minuta pa pësuar gol në vitet 1972-1973).
Aktualisht, Bufon ka arritur ta mbrojë portën pa pësuar gol për 926´ minuta.
Me këtë arritje ai renditet i dyti në Itali, vetëm 3 minuta larg rekordit të vendosur nga portieri i Milanit Sebastiano Rosi, me 926´ në vitet 1993-94.

