Gjasula në superformë, 2 asiste në fitore (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fantazisti shqiptar i Grojter Furthit, Jurgen Gjasula, ka shkëlqyer në fitoren e djeshme 3-0 kundër Ejntraht Braunshvajgut.
Gjasula ka dhënë dy asiste për gol, më konkretisht në atë të avantazhit 1-0, kur krosoi në mënyrë perfekte në zonë dhe gjithashtu në golin që vulosi triumfin.
Mesfushori është shndërruar këtë sezon në një nga lojtarët më të rëndësishëm për Grojter Furthin, ku bën pjesë edhe sulmuesi kosovar, Ilir Azemi. Gjasula ka arritur të shënoj edhe pesë gola këtë kampionat në Bundesligën 2.
Sipas mediave gjermane, fantazisti po kalon një formë të shkëlqyer dhe është një garanci më shumë për Furthin, ku pak vite më parë është aktivizuar edhe mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj. Nuk dihet nëse Gjasula do të jetë në planet e De Biazit.