Duka për biznes dhe futboll në Itali: Ja si e njoh Memushajn
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka rrëfyer për mediat italiane se objektivi i Shqipërisë u arrit me kualifikimin në "Euro 2016" dhe ekipi nuk do të ketë presionin që ka pasur në ndeshjet e kaluara.
Në një intervistë për mediat lokale, Duka ka thënë për gazetarin Luigi Di Marzio se ndodhej në Peskara për arsye biznesi dhe futbolli.
Kreu i FSHF-së ka folur edhe për rolin e Ledian Memushajt si kapiten i skuadrës së Peskarës, por edhe si njëri prej futbollistëve që kontribuoi në kualifikimin e Shqipërisë në Europian.
Pjesë nga intervista e Dukës:
Për çfarë arsyesh jeni në Peskara?
Sot kam ardhur në Peskara për motive biznesi dhe futbolli bashkë, për të takuar miqtë e mi, drejtues të Peskarës edhe biznesmenë të saj. Nga kjo vizitë mund të lindë edhe bashkëpunimi në biznes.
Bashkëpunim me futbollin lokal të Peskarës?
Pse jo. Me Klubin e futbollit të Peskarës ne po diskutojmë edhe bashkëpunimin me klube shqiptare... ka kjo që diskutohet kjo ide.
Shqipëria ishte surpriza e madhe e kampionatit Europian në Francë. Cilat janë pritshmëritë për skuadrën?
Ne jemi shumë të kënaqur që u kualifikuam për herë të parë në histori. Për ne tashmë është një objektiv i arritur, por aty duhet të japim maksimumin për të kënaqur tifozët tanë, por edhe si një vlerë e shtuar për kampionatin Europian.
Me Shqipërinë luan një futbollist që këtu te Peskara është edhe kapiten, Ledian Memushaj...
Memushaj është një lojtar shumë i rëndësishëm edhe për ne. Memushaj ka dhënë kontribut për kualifikimin në 'Euro 2016'. Ju e njihni që është një futbollist i mirë sepse luan shumë mirë edhe me Peskarën dhe mendoj se e ndimon shumë klunin, por unë që e njoh nga afër, është një djalë me karakter që mund të ndryshojë të gjithë situatat në skuadër.