e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hysaj zbulon ëndrrën në sirtar: Me Kombëtaren u bë realitet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hysaj zbulon ëndrrën në sirtar: Me Kombëtaren u bë realitet

Elseid Hysaj vijon të jetë në fokus të mediave italiane për paraqitjen e treguar te skuadra e Napolit në Serinë A.

e14ff071cca8f05974d9485528f9a50d_LNë një intervistë për "Canale 8", mbrojtësi i bluve tha se ëndrra e tij u realizua me Kombëtaren kuqezi pas kualifikimit në "Euro 2016", dhe tashmë shpreson fitimin e titullit kampion në Itali.

"Me Kombëtaren ëndrra u bë realitet dhe shpresoj që të realizoj një tjetër (fitimin e kampionatit) këtu. Atëherë nuk do të kërkoj më gjë tjetër",-ka thënë ai.

Mbrojtësi kuqezi shfaqet i kënaqur me qytetin e skuadrës së tij. "Të presin mirë, njerëzit të ndihmojnë për të shkuar përpara.

Nga Empoli te Napoli ishte sikur të kaloje nga nata te dita. Njerëzit të bëjnë të ndihesh i rëndësishëm, të kërkojnë foto dhe për mua është diçka e bukur. Shpresoj të jap gjithmonë maksimumin për këtë skuadër",-ka thënë Hysaj, sipas portalit "100x100napoli.it".

Ndër të tjera, ai ka folur për rëndësinë që ka takimi i ardhshëm ndaj Palermos dhe besimin që trajneri Sarri i ka dhënë duke mos e diskutuar prezencën e tij si titullar në skuadër.