VIDEO/ Juventus likuidon Interin, shkëputet 4 pikë nga Napoli
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventusi fitoi 2-0 ndaj Interit mbrëmjen e së dielës duke u shkëputur edhe më shumë nga vendi i dytë në klasifikimin e Serisë A. Dy golat për bardhezinjtë u shënuan nga Bonuçi dhe Morata me penallti në pjesën e dytë të lojës.
Pjesa e dytë
Skuadra e Alegrit dominoi takimin edhe në pjesën e dytë. Bardhezinjtë gjetën golin e avantazhit në minutën e 47´ me anë të Leonardo Bonuçit. Ky i fundit shfrytëzoi një gabim të Ambrozios brenda zonës së rreptësisë.
Goli i dytë që vendosi edhe fatin e 'derbit të Italisë' u shënua nga Morata me 11-mertësh. Me këtë rezultat, Juventus shkëputet 4 pikë larg Napolit të vendit të dytë. Djemtë e Sarrit luanë nesër ndaj Fiorentinës, por edhe një rezultat pozitiv i tyre nuk i rikthen në krye të klasifikimit.
Pjesa e parë
Juventusi dhe Interin e mbyllën në barazim pa gola pjesën e parë. Në minutat e para bardhezinjtë dominuan takimin duke rrezikuar disa herë portën e zikaltërve.
Hernanes goditi traversën në minutën e 5´ nga jashtë zonës. Pas këtij rasti zikaltrit rimorën disi kontrollin e lojës, por ajo që dominoi në 45´ minutat e para ishte "zonja e vjetër".
Pak minuta para fillimit të ndeshjes (20:45), mediat italiane publikuan edhe formacionet zyrtare të supersfidës së vlefshme për Javën e 27 të Serisë A.
JUVENTUS (3-5-2): Buffon; Barzagli, Bonuçi, Chiellini; Lichtsteiner, Khedira, Hernanes, Pogba, Alex Sandro; Mandzukic, Dybala.
Trajner: Alegri
INTER (3-5-2): Handanovic; Murillo, Miranda, Juan Jesus; D'Ambrosio, Felipe Melo, Medel, Kondogbia, Telles; Palacio, Icardi.
Trajner: Mançini

