Luhet Juventus Inter 1-0, Bonuçi zhbllokon rezultatin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventusi dhe Interin e mbyllën në barazim pa gola pjesën e parë. Në minutat e para bardhezinjtë dominuan takimin duke rrezikuar disa herë portën e zikaltërve.
Hernanes goditi traversën në minutën e 5´ nga jashtë zonës. Pas këtij rasti zikaltrit rimorën disi kontrollin e lojës, por ajo që dominoi në 45´ minutat e para ishte "zonja e vjetër".
Pak minuta para fillimit të ndeshjes (20:45), mediat italiane publikuan edhe formacionet zyrtare të supersfidës së vlefshme për Javën e 27 të Serisë A.
Ndeshja merr një rëndësi të veçantë jo vetëm për historinë e përballjeve mes dy skuadrave, por edhe për klasifikimin që ato kanë në renditjen e pikëve. Juventusi kryeson Serinë A me 58 pikë, i ndjekur nga Napoli me 57 pikë.
Ndërsa Interi ndodhet në vendin e 5 me 48 pikë, një pikë larg Milanit. Para fillimit të ndeshjes, Mançini ka paralajmëruar një fitore të mundshme të zikaltërve, si një tjetër ndalesë për skuadrën e Alegrit pas asaj të Bolonjës.
FORMACIONET ZYRTARE:
JUVENTUS (3-5-2): Buffon; Barzagli, Bonuçi, Chiellini; Lichtsteiner, Khedira, Hernanes, Pogba, Alex Sandro; Mandzukic, Dybala.
Trajner: Alegri
INTER (3-5-2): Handanovic; Murillo, Miranda, Juan Jesus; D'Ambrosio, Felipe Melo, Medel, Kondogbia, Telles; Palacio, Icardi.
Trajner: Mançini
