Plas te Luftëtari, Tavo shkarkon trajnerin Hysi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mustafa Hysi nuk do të jetë më trajner i Luftëtarit. Edhe pse skuadra kryeson kampionatin e Kategorisë së Parë në Grupin B, bashkia dhe donatori Grigor Tavo kanë marrë pak minuta më parë një vendim drastik për stafin, duke shkarkuar trajnerët Mustafa Hysi dhe Kristaq Ciko.
Burime zyrtare në klubin bluzi konfirmuan ekskluzivisht për "Panorama Sport" se trajnerëve u është komunikuar masa pak orë më parë. Barazimi me Elbasanin nuk është përtypur, prandaj dhe drejtuesit i kanë paraprirë situatës, duke parë që kohët e fundit ka pasur edhe përplasje mes lojtarëve dhe trajnerit.
Nga stafi teknik do të vijoj punën trajneri i portierëve, Dritan Kristidhi, ndërsa në ditët e ardhshme pritet të emërohet një emër i njohur në pankinën gjirokastrite. Luftëtari ka investuar shumë këtë sezon dhe donatori Tavo, në bashkëpunim me bashkinë, duan patjetër ngjitjen në Superiore. Hysi e la ekipin në vend të parë, me dy pikë më shumë se Apolonia