e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mançester Siti fiton Kupës së Ligës ndaj Liverpulit (VIDEO+FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mançester Siti fiton Kupës së Ligës ndaj Liverpulit (VIDEO+FOTO)


Mançester Siti ka fituar Kupën e Ligës në Angli në sfidën ndaj Liverpulit. Koha e rregullt përfundoi 1-1 dhe ndeshja shkoi në shtesë. Skuadrat nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës as në kohës shtesë dhe 11-metërshat vendosën fatin e kësaj finaljeje.

31A844F700000578-3468255-image-a-97_1456687962727Në këtë ndeshje heroi i Sitit ishte portieri Uilli Kavajero që i dha trofeun skuadrës së me penalltitë e pritura. Liverpuli humbi 3 penallti, ndërsa Siti vetëm një. Fitorja e Kupës vjen në kohën kur Manuel Pelegrini do të largohet në fund të sezonit nga drejtimi i Sitit dhe vendin e tij do ta zërë Pep Guardiola.

31A85A8000000578-3468255-image-a-127_1456688704678

Duke parë faktin që në kampionat janë disi të larguar dhe Champions- i ka favoritë të tjerë, ky trofe ishte një simbolikë e bukur në mbylljen e aventurës së tij me "qytetarët".

"Një titull i fituar në shkurt do të na jepte besim për të ardhmen", ka thënë Pelegrini para ndeshjes.

31A8436900000578-3468255-image-a-106_1456688305054

31A84F2800000578-3468255-image-a-94_1456687858955