e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

VIDEO/ Juve likuidon Interin, shkëputet 4 pikë nga Napoli

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
VIDEO/ Juve likuidon Interin, shkëputet 4 pikë nga Napoli

Juventusi fitoi 2-0 ndaj Interit mbrëmjen e së dielës duke u shkëputur edhe më shumë nga vendi i dytë në klasifikimin e Serisë A. Dy golat për bardhezinjtë u shënuan nga Bonuçi dhe Morata me penallti në pjesën e dytë të lojës.

224857648-df75da01-f529-4719-a625-6a862b7a5bb5

Pjesa e dytë

Skuadra e Alegrit dominoi takimin edhe në pjesën e dytë. Bardhezinjtë gjetën golin e avantazhit në minutën e 47´ me anë të Leonardo Bonuçit. Ky i fundit shfrytëzoi një gabim të Ambrozios brenda zonës së rreptësisë.

Goli i dytë që vendosi edhe fatin e 'derbit të Italisë' u shënua nga Morata me 11-mertësh. Me këtë rezultat, Juventus shkëputet 4 pikë larg Napolit të vendit të dytë. Djemtë e Sarrit luanë nesër ndaj Fiorentinës, por edhe një rezultat pozitiv i tyre nuk i rikthen në krye të klasifikimit.

Pjesa e parë

Juventusi dhe Interin e mbyllën në barazim pa gola pjesën e parë. Në minutat e para bardhezinjtë dominuan takimin duke rrezikuar disa herë portën e zikaltërve.

Untitled-7Hernanes goditi traversën në minutën e 5´ nga jashtë zonës. Pas këtij rasti zikaltrit rimorën disi kontrollin e lojës, por ajo që dominoi në 45´ minutat e para ishte "zonja e vjetër".

Pak minuta para fillimit të ndeshjes (20:45), mediat italiane publikuan edhe formacionet zyrtare të supersfidës së vlefshme për Javën e 27 të Serisë A.

Untitled-4

JUVENTUS (3-5-2): Buffon; Barzagli, Bonuçi, Chiellini; Lichtsteiner, Khedira, Hernanes, Pogba, Alex Sandro; Mandzukic, Dybala.
Trajner: Alegri

INTER (3-5-2): Handanovic; Murillo, Miranda, Juan Jesus; D'Ambrosio, Felipe Melo, Medel, Kondogbia, Telles; Palacio, Icardi.
Trajner: Mançini