VIDEO/ Fenerbahçe ja del në Moskë, siguron kualifikimin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fenerbahçe ka arritur të mbijetojë në acarin e Moskës përballë Lokomotivës vendase.
Skuadra turke arriti të barazojë shifrat në 1-1, ndërsa takimi i parë kishte përfunduar me fitoren e turqve 2-0.
I ka mjaftuar ky rezultat për të siguruar biletën për në fazën e 1/8-ve në Ligën e Europës.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Samedov në minutën e fundit të pjesës së parë. Mehmet Topal ka barazuar shifrat në fraksionin e dytë duke i dhuruar kualifikimin për në raundin tjetër skuadrës.