Kaçe te Interi? De Biazi negociata me Mançinin: Ja kontrata e mesfushorit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Ergus Kaçe pritet të kalojë me Interin. Mediat italiane shkruajnë se drejtuesit e Interit po lëvizin për të forcuar mesfushën.
Aktualisht, Kaçe luan për Paokun në Greqi. Sipas portalit "fcinterneës", ka pasur kontakte për të sjellë Ergys Kaçen në sezonin e ardhshëm te zikaltrit.
Portali italian flet edhe për negociatat e kryera mes trajnerit të Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazit me trajnerin e Interit, Roberto Mançinit. "Kontakte të shpeshta edhe me Roberto Mançinin kanë ndodhur në javët e fundit për sezonin e ardhshëm, dhe kjo sepse 22-vjeçari ka ende një vit kontratë me klubin aktual",-shkuan media italiane.
Ndërsa thekson se vlera e kartonit të Kaçes në trego përllogaritet në 3.5 milionë euro, por mes presidentit të klubit grek dhe zikaltërve ka një marrëveshje për 3 milionë euro. Aktualisht, Kaçe është nën monitorimin e Interit dhe performanca e tij në këtë sezon pritet të përcaktojë edhe kalimin final në Serinë A.