e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bardhi: Jemi gati për fitoren e parë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bardhi: Jemi gati për fitoren e parë

Trajneri Sinan Bardhi kërkon vlerësim maksimal për ndeshjen e radhës në shtëpi dhe përkushtim nga i gjithë grupi. Sinan Bardhi
"Më inkurajon besimi i veteranit Klodian Baku, tashmë pjesë e skuadrës së Mamurrasit. Një lojtar që kërkon të tregojë ambiciet e tij se ky ekip duhet shpëtuar. Kemi përpara një sfidë shumë të vështirë ndaj Ilirisë, por fakti që luajmë në fushën tonë, na bën të ndihemi mirë.

Kam shumë besim te grupi se në takimin e së shtunës do të tregojë karakter dhe do sigurojmë 3-pikëshin e parë në këtë kampionat. Jemi në një luftë të hapur për t'i shpëtuar rënies dhe ka ende shumë takime deri në fund", shprehet trajneri Bardhi në prononcimin e tij.

Përgatiti: Ahmet Zani