e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Statistikat frymëzojnë Lushnjën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Statistikat frymëzojnë Lushnjën

Lushnja duket shumë e motivuar në prag të ndeshjes me Shkumbinin. Gjithçka është e qartë te verdhejeshilët që do të luajnë vetëm për fitore në këtë takim.

lushnja-luftetariKëtë e pohon për "Panorama Sport" edhe mbrojtësi me përvojë Erion Xhafa.

"Alternativa jonë e vetme është fitorja dhe marrja e tri pikëve që do të na forconin pozitat në mesin e tabelës. Nuk ka më vend për hapa falsë. Në dy sfidat e radhës duhet medoemos të fitojmë", është shprehur mbrojtësi 29-vjeçar.

Lushnja synon të mbyllë dy fazat e para në 5-shen e parë të grupit. Skuadra do të luajë në stadiumin "Roza Haxhiu" ndeshjen e tetë të sezonit. Lushnjarët kanë grumbulluar 13 pikë në shtëpi duke fituar katër takime radhazi të gjitha në fazën e parë.

Më pas ka ardhur barazimi me Elbasanin dhe humbjet me Apoloninë dhe Luftëtarin. Ndërsa në pesë përballjet e fundit në shtëpi me Shkumbinin, Lushnja njeh katër fitore dhe një humbje.

Përgatiti: Alban Alushi