VIDEO-FOTO/ Manaj feston 19-vjetorin, motra rrëfen bëmat e tij përmes urimit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rei Manaj feston sot ditëlindjen e tij të 19-të. Sulmuesi kuqezi i Interit është kthyer në një personazh të dashur për mbarë tifozët shqiptarë të cilët e vlerësojnë talentin dhe arritjen e tij.
Në një ditë të veçantë për të, nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansat, miqtë, shokët e skuadrës dhe të tjerë dashamirës.
Por urimi më i veçantë dhe më emocionues gjtihmonë vjen nga familja, ata që e njohin deri në detaj Rein.
Motra e tij, Alvi, nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në "Instagram", i ka kushtuar një urim të veçantë të vëllait (bashkangjitur me video), ku i kujton fëmijërinë dhe mundin për të arritur aty ku është sot. Ndër të tjera në urimin e saj ajo tregon disa nga bëmat e tij...
Postimi
" Hahaaha o palaço vogel kur u rrite dhe ti kaq shpejte . Me bene te shqetesohem fakti qe sapo hap e mbylle syt , hoop kaluan 19 vite ... gjeja me negative eshte qe ndihem e vjeter une, ndersa ajo pozitive eshte qe keto padyshim kan qene 19 vitet me te mrekullueshme te jetes sime ?! ? Mbaj mend kur me zore me kan sjellur ne spital per te te pare, dhe infermierja zbriti shkallet me ty ne krahe i mbuluar nga nje batanije bojqelli dhe me koken me te madhe se timen tani, dhe gjyshja qe me pickonte te krahu dhe me thoshte "puthe vellain..." une e shikoja me meshire sepse nuk doja...dhe pasi te putha ne ball , pastrova buzet me dore dhe ju drejtova perseri gjyshes dhe i thash "kete nuk dua ta marrim ne shtepi" ...por fatmiresisht shyqyre qe te morem ? sepse fale teje qe me shkatrroje te gjitha lodrat dhe kukullat, cdo muaj me blinin lodra e kukulla te reja! Mbaj mend kur nuk kujdesesha per ty sepse pas 4 vitesh llastime erdhe ti edhe u vendose ne qender te vemendjes ?? Mbaj mend sa here nuk jam kujdesur per ty dhe ke puthur shkallet e pallatit, ose te gjitha vulat dhe xhungat ne ball , koke ose gjunj?..Me kujtohet momenti kur ti ishe 2 vjec e gjys e une 6 dhe rrafa ate djalin e lagjes sepse te mori bicikleten dhe ti fillove te qaje...(sme del me para syve ai djali ngaqe mka frik ??). Mbaj mend sa here qe haje nje akullore smureshe dhe perfundoje ne spital , ose kur te humba dhe per mos te ren ne sy te mami vija verdall kot sikur po loznim hapadollapa ?. Kujtoje me buzeqeshje kur benim detyrat dhe ti me doren e majte shkruaje dhe me te djathten ngjyrosje dhe perfundoje para meje.. Mbaj mend Wrestling qe benim perdit pas shkolle si palester ose kur loznim futboll ne shtepi duke thyer cdo gje dhe ja ngjisnim fajin njeri tjetrit ose kur luanim letra dhe ti mashtroje gjithmone (edhe sot e ksaj dite ben me hile po une te le vete ??) .Me pak fjale kujtimet me te bukura te jetes time kan qene me ty ...Tashme je rritur, je bere burre, po punon fort per te realizuar deshiren tende me te madhe dhe kujdesesh per ne. Na dhuron cdo dit dashuri e buzeqeshje me ato gjestet e tua kaq te ngrohta e rrenqethese. Edhe pse me merzit ndonjehere ose grindemi shpesh prap e di qe une te dua me shume se jeten time dhe do te mbeshtes ne cdo vedim qe do marresh!!! Dua vetem te te shof te lumtur dhe te realizuar ne cdo aspekt sepse je njeri i cilter, i zgjuar , i dashur, ke nje zemer te madhe dhe mbi te gjitha je person i VECANT..je engjell, nje engjell ne toke qe ben shume per njerzit dhe mundohet te ndihmoj te gjithe !! Je njeriu me FANTASTIK ne bote dhe meriton cdo gje te mire ne jete ?? Gezuar ditlindjen zemra ime dhe qofsh gjithmone i lumtur dhe i buzeqeshur, sepse te te shof ty te lumtur per mua eshte gezimi me i madh !! Jam krenare qe kam vellain me te mire ne gjith UNIVERSIN, vellain qe cdo moter do meritonte te kishte ..Je pjesa me e bukur e imja..Jam me fat qe ekziston ?? #19#bestpersoninmylife #iloveyou@reymanaj97"