Moviola e javës së 22-të të Kategorisë Superiore
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
SKËNDERBEU-TIRANA 1-0
Gjyqtarë: A.Koçi (Durrës), D.Rexha, N.Bregasi (Tiranë)
50´ Kërçiku e largon topin, por Koçi e vlerëson si ndërhyrje të ashpër dhe e ndëshkon me karton të verdhë, edhe pse mbrojtësi bardheblu ka prekur vetëm topin.
52´ Kryesori ndëshkon Gërçaliun me karton të verdhë, ndonëse pastron topin në një duel me Xhejmsin. Rast i ngjashëm me atë të Kërçikut dhe krejt çuditshëm ndëshkohen të dy lojtarët e Tiranës.
77´ Arbitri akordon 11-metërsh për ndërhyrjen e Hoxhallarit me të dyja këmbët ndaj Salihit me të drejtë, pavarësisht se edhe pamjet filmike nuk e konfirmojnë se topin e ka larguar sulmuesi shkodran.
82´ Muzaka kroson nga e djathta në qendër për Gilman Likën, të cilit i ndërhyn Vangjeli nga pas, por gjyqtari Andi Koçi këtë herë nuk sheh dhe e vlerëson si goditje të rregullt, edhe pse këmbët e Vangjelit gjejnë vetëm ato të futbollistit të Tiranës.
Në këtë moment të ndeshjes, mbrojtësi i Skënderbeut është i ndëshkuar me një karton të verdhë. Duke qenë se është heqje e mundësisë për gol, duhet të kishte edhe një ndëshkim për mbrojtësin e Skënderbeut që për pasojë duhet të linte fushën e lojës.
PARTIZANI-KUKËSI 1-0
Gjyqtarë: B.Pashaj, R.Avdo, D.Myftari (Tiranë)/ K.Kola (Vlorë), K.Cjapi (Fier)
25´ Kalari, në një dyluftim me Dvornekoviç, e rrëzon këtë të fundit brenda zone, por kryesori i takimit lejon lojën që të vazhdojë.
Nga pamjet filmike është vënë re që ka pasur një kontakt brenda zonës mes mbrojtësit të Partizanit dhe lojtarit të Kukësit, ku futbollisti i të kuqve përdor edhe duart për ta shtyrë lojtarin e miqve.
58´ Dvornekoviç ka një duel me Atandën brenda zone dhe sulmuesi rrëzohet. Në pamjet filmike shihet se mbrojtësi i Partizanit i ndërhyn lojtarit kundërshtar dhe është një moment që anon më shumë nga 11-metërshi, sesa nga dhënia e të drejtës për vendimin e gjyqtarit që nuk e ka akorduar.
86´ Kalari pengon Nikën në kufijtë e zonësdhe kryesori i takimit akordon goditje dënimi, pasi lojtari i Kukësit ka qenë jashtë zonës së Partizanit.
FLAMURTARI-VLLAZNIA 2-0
Gjyqtarë: E.Jorgji, E.Ganxhi, A.Mahmuti
11´ Zhoao Da Silva merr një pasim nga qendra e mesit të fushës në formën e një asisti, por anësori ka gabuar duke akorduar pozicion jashtë loje. Të gjithë lojtarët vlonjatë në aksion kanë qenë në pozicion të rregullt.
58´ Alvesh niset në pozicion të rregullt dhe më pas pengohet në zonë nga mbrojtësi i Vllaznisë, Rudoviç, që i shkakton 11-metërsh. Veprim i drejtë i kryesorit.
65´ Lushtaku jep asist për Alvesh, i cili del i vetëm përballë portierit, e driblon, edhe pse Dragojeviç e godet me takë gjatë ndërhyrjes dhe shënon, por aksioni është ndërprerë për pozicion jashtë loje.
Në të vërtetë, braziliani është nisur në pozicion më se të rregullt dhe mund të kishte edhe një tjetër vendim për ndërhyrjen e portierit. Gol i mohuar padrejtësisht për Flamurtarin.
TEUTA-TËRBUNI 2-1
Gjyqtarë: E.Hamiti, R.Çokaj, P.Simoni (Lezhë)
Goli i dytë i takimit në këtë takim është shënuar pasi ka përfunduar koha e rregullt e lojës, gjithashtu edhe pesë minutat shtesë të akorduara.
Për momentin kur është realizuar goli, kronometri ka shënuar minutën 46 dhe 50 sekonda. Pretendimi i Tërbunit është që gjyqtari e ka lejuar lojën derisa vendasit të kalonin në avantazh, mirëpo gjatë pesë minutave shtesë ka pasur një zëvendësim si dhe është dashur që të ndërhyjë barela në fushën e lojës për një futbollist të dëmtuar. Veprime që e justifikojnë zgjatjen e lojës.
LAÇI-BYLIS 0-1
Gjyqtarë: K.Meta, G.Qirici, D.Agaraj 39´ Faull i Buljan nga pas ndaj Mbellës. Moment në të cilin gjyqtari i takimit ndodhet shumë pranë aksionit dhe duhet të kishte ndëshkuar mbrojtësin e kurbinasve për rrezikshmërinë e veprimit.
76´ Hoxhaj pëson faull brenda zonës së rreptë- sisë dhe mungon një 11-metërsh për Bylisin. Musaj pengon lojtarin ballshiot, por kryesori Meta e vlerëson si simulim dhe e ndëshkon futbollistin e Bylisit me kartonin e dytë të verdhë.