Nuk ka gola në Holandë, Atletiko Madrid probleme me sulmin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
PSV Eindhoven dhe Atletiko Madrid janë ndalur në barazim pa gola në ndeshjen e parë të zhvilluar në kuadër të fazës së 1/8-ave në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Simeone ishte më kërkuese por nuk arriti të marrë avantazhin. Në këtë përballje spanjollët treguan se kishin probleme në fazën sulmuese.
Formacionet zyrtare
PSV Eindhoven - (4-5-1): Zoet; Arias, Bruma, Moreno,Willems; Narsingh, van Ginkel, Propper, Guardado, Locadia; Pereiro.
Atletiko Madrid (4-4-2): Oblak; Juanfran, Savic, Godin, Filipe Luis; Oliver Torres, Gabi, Niguez, Koke; Griezmann, Vietto.
