VIDEO/ Siti mposht Dinamon e Kievit, tripletë e qytetarëve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mançester Siti ka shënuar fitore ndaj Dinamos së Kievit në kuadër të fazës 1/8-ave në Ligën e Kampionëve.
Qytetarët kanë triumfuar në transfertën ukrahinase me rezultatin 1-3. Skuadra e Pelegrinit arriti të marrë avantazhin që në minutën e 15´ të takimit me anë të Agueros. David Silva dyfishoi rezultatin 5 minuta pa përfunduar pjesa e parë.
Ndërsa në fraksionin e dytë vendasit ngushtuan shifrat në 1-2, falë golit të Buyalsky. Në minutën e fundit të lojës Toure trefishon rezultatin , duke mbyllur takimin në 1-3.
Dinamo Kiev - Mançester Siti 1-3
Golat: Buyalsky / Aguero 15´, David Silva 40´, Toure 90´
Formacionet zyrtare
Dinamo Kiev (4-5-1): Shovskovskiy; Silva, Khacheridi, Dragovic, Vida; Yarmolenko, Garmash, Rybalka, Buyalskyy, Gonzalez; Teodorczyk.
Mançester Siti (4-2-3-1): Hart; Sagna, Kompany, Otamendi, Clichy; Fernando, Fernandinho; Silva, Touré, Sterling; Aguero.