e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

VIDEO/ Eros Grezda i shënon Hajduk Splitit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
VIDEO/ Eros Grezda i shënon Hajduk Splitit

grezdaMesfushori shqiptar, Eros Grezda rikthehet protagonist te ekipi i tij Lokomotiv Zgreb.

20 vjeçari ka shënuar sot në takimin ndaj Hajduk Splitit ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 2-1 duke marrë 3 pikë të rëndësishme përballë një kundërshtari me emër.

Golin e parë të që zhbllokoi sfidën dhe i dha epërsinë vendasve e ka shënuar futbollisti shqiptar në minutën e 26 të sfidës.

Në fushë për Lokomotivën është edhe Herdi Prenga, ndërkohë që Endri Çekiçi e ka nisur takimin nga stoli. Ky ishte goli i 5 për Grezdën në kampionatin kroat ku është duke bërë paraqitje mjaft të mira.