e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Luftëtari dhe Korabi nuk ndalen, blindojnë kreun, fiton Dinamo

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Luftëtari dhe Korabi nuk ndalen, blindojnë kreun, fiton Dinamo

Kanë përfunduar dhe ndeshjet e zhvilluara ditën e sotme të Kategorisë së Parë në kuadër të javës së 15-të të kampionatit.

lushnja-luftetariKorabi vazhdon të kryesojë grupin A, pas fitores së thellë të arritur ndaj Besës në shtëpi me rezultatin 4-0.

Fitore kanë shënuar dhe Beslidhja me Kastriotin, që ndjekin pas skuadrën dibrane në renditje me 33 pikë.

Në grupin B, Luftëtari nuk ndalet, mposht edhe Butrintin me rezultatin minimal 1-0, falë penalltisë së konvertuar në gol nga Ramadani.

Gjirokastritët grumbullojnë dhe tre pikë të vlefshme që e mbajnë në krye të klasifikimit me 38 pikë. Vendin e dytë e mban Apolonia me 34 pikë.

Fierakët arrijnë të fitojnë ndaj Sopotit 2-0 në "Loni Papuçiu". Ishte serbi Rajkoviç që realizoi një dopietë të shkëlqyer që i siguroi tre pikë vendasve.

Rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara sot

KATEGORIA E PARË
JAVA E 15-të

GRUPI A

Iliria-Kastrioti 1-2
Golat: Lleshi 67'/ Malo 75´, Hysa 79´

Ada-Mamurrasi 0-0
Golat:S'ka

Besëlidhja-Kamza 4-0
Golat: Hasan 41´, Bajiç 45´, 72´, 90'+2´

Korabi-Besa 4-0
Golat: Kiri 03´, 56´, Bishaj 37´, Guri 77´

Burreli-Erzeni 2-1
Golat: Mustafaj 21´ , Gjini 51´ / Batha 84´

GRUPI B

Luftëtari-Butrinti 1-0
Golat: Ramadani 73´ (pen)

Dinamo-Elbasani 3-1
Golat: Kolgegaj 28´, Thana 70´, Murata 86´ / Dukaj 30´

Apolonia-Sopoti 2-0
Golat: Rajkoviç 24´, 89´

Pogradeci-Lushnja 2-0
Golat: Çerepi 71´, Liçkollari 88´

Shkumbini-Turbina 1-0
Golat: Gjata 90´