e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bundesliga/ Bajerni përmbys Darmstadin (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bundesliga/ Bajerni përmbys Darmstadin (VIDEO)

Bayerni i Mynihut nuk fal. Kur u menduar se do të ndalej në fushën e vet nga modestët e Darmstad nuk ka qenë ashtu. Skuadra e drejtuar nga Guardiola ka fituar me përmbysje me rezultatin 3-1.bajernMiqtë bënë surprizën në pjesën e parë duke shënuar golin e avantazhit me Vagner, i cili befasoi me një goditje me kokë në shtyllën e parë Nojerin

Avantazhi i miqve zgjati deri në minutën e 49-të teksa Myler barazon shifrat. Për të kaluar në epërsi ka menduar sërish Myler shënon një gol spektakolar me roveshatë duke e kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Në minutën e 84-t ka vend edhe për Levandovskin i cili shënoi golin e tretë për Bayernin duke vulosur takimin e sotëm në shifrat 3-1. Me këtë fitore, Bajerni ngjitet në kuotën e 59 pikëve 11 më shumë se Dordmundi i vendit të dytë.