Fukui: I shënoj Skënderbeut dhe marrim 3 pikët
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Masato Fukui beson te një fitore në Korçë ndaj Skënderbeut ditën e henë. Në koferencën e sotme për mediat, ai ka deklaruar se skuadra po pëson rritje nga ndeshja në ndeshje dhe shpreh besimin se do të shënojë gol në Korçë.
"Ndihem mjaft mire ne Shqiperi. Nuk e prisja kaq mire kur me thane fillimisht te vija ketu. Jam pjese e nje klubi te madh dhe jetoj ne nje qytet ku njerezit me ndalojne ne rruge per te me pershendetur, bere nje foto apo ndare disa minuta.
Nese do ta krahasojme me futbollin malazez ku une kam luajtur me pare, ketu kampionati eshte me i forte. Ka me shume kualitet dhe eshte me teper fizik.
Persa i perket skuadres, mund te them se jemi permiresuar shume ne javet e fundit duke patur nje seri rezultatesh pozitive. Perjashtoj ndeshjen me Flamurtarin qe na beri te zhgenjeheshim shume. Ishte nje aksident dhe per kete me vjen keq", deklaroi fillimisht Fukui.
Skënderbeu "Te henen luajme me Skenderbeun dhe kam deshire te shenoj serish sic kam bere ne fazen e pare por kete rradhe te shenoj nje gol qe te na sherbej per te marre rezultat pozitiv.
Une japonezi shqiptar ne futbollin shqiptar?! Me vjen mire per kete. Nese qendroj edhe per disa vite do te kete edhe te tjere qe do te vijne per te luajtur ketu. Kam mesuar disa fjale shqip por eshte e veshtire.
Pse i bera floket ngjyre blu? Jane ngjyrat e Tiranes. Persa i perket te ardhmes ende nuk di te flas per te. Nese klubi deshiron qe une te qendroj mund te luaj serish ketu", përfundoi deklaratën e tij mesfushori japonez.