VIDEO/ Eifel i përgjigjet Ibrës: Kulla e Parisit jam unë!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zlatan Ibrahimoviç do largohet nga PSG-ja në fund të edicionit, kur i përfundon edhe kontrata. I pyetur mbi mundësinë e qëndrimit, ditën e diel ai tha:
"Premtoj se do qëndroj në Paris vetëm nëse heqin kullën 'Eifel' dhe në vendin e saj vendosin statujën time".
Në fakt, dje ka pasur edhe një reagim nga profili zyrtar i kullës "Eifel" në "Twitter".
Në të shkruhej: "E pëlqej shumë humorin tënd Zlatan Ibrahimoviç dhe pamjet më të bukura janë këtu... Por, Kulla jam unë!".
Një situatë argëtuese, por që është edhe një mesazh për të zyrtarizuar se suedezi do veshë fanellë të re duke nisur nga edicioni i ardhshëm dhe një listë e gjatë klubesh janë vënë në radhë për ta bindur shtatlartin.