Shtatë vite pa fituar në Gjirokastër
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Elbasani do bëjë maksimumin për të vijuar me rezultatet pozitive, edhe pse starti i fazës së tretë i rezervon një sfidë me kryesuesit e Luftëtarit në transfertë.
Në pozitat ku ndodhen aktualisht të dyja skuadrat, verdheblutë do të ishin të kënaqur nëse do të dilnin me një pikë, duke marrë parasysh se në sfidën e fazës së parë janë mundur thellësisht 5-0 dhe nuk bënë dot rezistencë.
Fitorja e fundit e elbasanasve në fushën gjirokastrite i takon dhjetorit të 2009-ës, kjo për faktin se edhe nuk janë përballur shumë herë këto vite, për shkak se njëra nga skuadrat ka qenë pjesë e Superiores dhe tjetra e Kategorisë së Parë. Gjithsesi, në Elbasan nuk janë nën presion përpara kësaj sfide, sepse e kanë të qartë se përballë pretendentëve edhe mund të mundesh.
Në një prononcim për "Panorama Sport", fieraku i verdhebluve, Andi Mahilaj, shprehet:
"Në përballjen me Luftëtarin, presioni është në anën e tyre dhe ne do mundohemi ta shfrytë- zojmë këtë fakt në favorin tonë. Fitorja e fundit ndaj Shkumbinit ka rritur besimin në skuadër dhe ndaj gjirokastritëve do të mundohemi që të përsërisim ndeshjen ku dolëm barazim".
Përgatiti: Vladimir Mema