VIDEO/ Berisha nuk ndalet, shënon edhe në Champions
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Melbourn Victory e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Champions League në Azi. Skuadra ku militon edhe sulmuesi shqiptar, Besart Berisha ka fituar 2-1 përballë Shangai SIPG duke marrë edhe 3 pikët e para në grupin G.
Protagonist absolut i këtij triumfi ishte pikërisht Besart Berisha që shënoi golin e fitores kur ndeshja ishte e mbërthyer në shifrat 1-1. Sulmuesi ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë duke i dhënë fitoren ekipit të tij që tashmë kryeson.
Pavarësisht golave që realizon nga ndeshja në ndeshje, trajneri i Shqipërisë, Zhani De Biazi ka deklaruar se Berisha nuk ka vend në kombëtaren shqiptare. Kështu, sulmuesi me formën e mirë që po kalon, vetëm sa ndihmon veten në aspektin personal, pasi dyert e kombëtares i ka gjithmonë të mbyllura, të paktën sa në krye është De Biazi.
Besart Berisha shënon edhe në Ligën e Kampionëve në Azi
Posted by Telegrafi Sport on 2016-02-24