Paguhet Bajevski, vlonjatët vrer kundër bashkisë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Klubi i Flamurtarit ka kaluar dje në llog arinë e ish-futbollistit Aleksandër Bajevski rreth 47884 mijë euro që i detyrohej që nga koha kur ai është aktivizuar me vlonjatët.
Sot ishte dita e fundit e ultimatumit dyditor që FIFA i kishte vendosur klubit për pagesën e Bajevskit dhe, në rast se ajo nuk shlyhej, atëherë ekipit do t'i hiqeshin pikë. Në një situatë të tillë, klubi ka vendosur që të mos rrezikojë dhe ka kryer dje të gjitha procedurat bankare.
Duhet theksuar se këto janë borxhe që i janë mbartur klubit që nga koha kur administrohej prej bashkisë. Deklarata - Pagesën e Bajevskit e ka bërë me dije edhe vetë klubi në një deklaratë për mediat, në të cilën shkruhet:
"Presidenca aktuale e Flamurtari F.C, që ka nën administrim Flamurtari Football Club, ka vendosur të kryejë në kohën e duhur pagesën e plotë ndaj ishlojtarit Aleksandër Bajevski, për t'i paraprirë dhe mos lejuar penalizimin e radhës me minus gjashtë pikë. Presidenca aktuale vendos të kryejë pagesën, me qëllimin për të vijuar ecurinë pozitive të skuadrës gjatë këtij sezoni futbollistik".
Lufta me bashkinë - Më pas në deklaratë klubi hedh edhe akuza ndaj bashkisë dhe Këshillit Bashkiak, duke thënë se në asnjë rast të vetëm këto dy organizma nuk janë shqetë- suar për situatën e krijuar te Flamurtari. Madje, klubi ironizon, teksa shprehet se Këshilli i Bashkisë Vlorë dhe Bashkia Vlorë po gjejnë kohën e mjaftueshme të merren me buxhetin e Klubit të Orikumit dhe problematikat e kësaj skuadre në Kategori të Dytë.
"Federata Shqiptare e Futbollit dërgon pranë klubit Flamurtari Football Club ultimatumin e fundit për pagesën ndaj ish-lojtarit të Flamurtarit në sezonin 2010-2011, Aleksandër Bajevski. Në rast të kundërt, pas këtij ultimatumi, Flamurtari F.C rrezikon penalizimin prej minus gjashtë pikë.
Duke marrë shkas pikërisht nga situata e krijuar në rastin e Toni Pezos, për të cilin klubi u penalizua me minus tri pikë dhe në rastin e fundit Bajevskit, duam të vëmë edhe një herë në dukje 'dashamirësinë' e Këshillit të Bashkisë dhe Bashkisë Vlorë për situatat e krijuara nga borxhet në periudhën kur skuadra menaxhohej totalisht dhe 100% prej tyre.
Këshilli i Bashkisë Vlorë dhe Bashkia Vlorë po gjejnë kohën e mjaftueshme të merren me buxhetin e KF Orikumit dhe problematikat e kësaj skuadre në Kategorinë e Dytë, por në asnjë rast dhe moment ky këshill e kjo bashki nuk kanë gjetur mundësinë të njihen dhe shqetësohen për problematikat e borxheve të vjetra të Flamurtari F.C, duke mos u shqetësuar thuajse asnjëherë se çfarë mund të ndodhte në rastin më të keq me skuadrën e Flamurtari FC.
Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Vlorë janë dy institucione përgjegjëse, me dije të plotë ndaj veprimtarisë së Flamurtari F.C, gjë të cilën gjithsesi nuk e kanë shfaqur asnjëherë", mbyllet deklarata e klubit.