e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Siti kërkon të thyejë mallkimin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Siti kërkon të thyejë mallkimin

SitiMançester Siti kërkon të kuali fikohet për herë të parë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Për të arritur këtë takim me historinë, skuadra e Manuel Pelegrinit duhet të kalojë Dinamon e Kievit. Këta të fundit duken një rival i lehtë në letër, por jo në fushën e lojës.

Anglezët vijnë në këtë sfidë pas 3 humbjeve radhazi dhe duket se zyrtarizimi e Pep Guardiolës si trajner i ardhshëm nuk ka ndikuar pozitivisht në skuadrën e Sitit. Kalendari i ngjeshur dhe dëmtimet e shumta i kanë krijuar shumë shqetësime Pelegrinit, i cili këtë herë ka shumë besim dhe mendon se skuadra e tij do të arrijë fitoren.

Dy humbjet në kampionat e kanë larguar disi nga lufta për titullin skuadrën e Sitit, ndërsa eliminimi në Kupën e Anglisë duket se ishte i qëllimshëm për të qenë në formë ditën e sotme. Në fushën e lojës, Pelegrini do të zbresë lojtarët më të mirë për të mos zhgënjyer sërish. Pas shumë viteve ku fati i rezervonte Sitit një kundërshtar të fortë, në këtë raund të Ligës së Kampionëve Dinamo e Kievit duket e kalueshme dhe Siti ka shansin e artë për të shkruar historinë.

Pelegrini beson- Tekniku i Mançester Sitit shpreson që humbja që skuadra e tij pësoi nga Çelsi të mos ketë asnjë ndikim dhe futbollistët të jenë të përqendruar maksimalisht për të arritur kualifikimin. Ai thotë se skuadra duhet të bëjë kujdes dhe të luajë me kujdes.

"Do të luaj me të njëjtët lojtarë që luajta në ndeshjen e fundit në kampionat. Bëmë një zgjedhje të vështirë duke sakrifikuar kupën dhe shpresoj që të fitojmë. Kisha në dispozicion vetëm 13 futbollistë dhe luajta me të rinjtë.

Tani duhet të vazhdojmë garën të fortë dhe të motivuar në Champions. Ne u renditëm të parët në grup dhe tani duhet të shkojmë sa më larg.

Largimi? Nuk besoj se ndikon te lojtarët. Ne kemi objektiva të qarta në kampionat dhe në Europë. Unë nuk po mendoj aspak për të ardhmen dhe për faktin se nuk do të jem më trajner i Sitit. Unë dua ta mbyll sa më mirë këtë sezon", ka thënë Pelegrini në konferencën për shtyp