VIDEO/ Berisha gjen golin e parë në Rusi, i shënon Ural-it
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ish-mesfushori i Skënderbeut e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në Rusi me Anzhin. Në ndeshjen e parë që ai ka luajtur si titullar me skuadrën e tij, në transfertë ndaj Ural, ka gjetur edhe golin.
Kur ndeshja ishte 2-0 për vendasit, Berisha ka ngushtuar diferencat duke realizuar një gol mjaft të bukur pas një aksioni individual. Ndeshje po vazhdon të luhet ende dhe është në shifrat 2-2.