E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani-Skënderbeu, Kastrati zbulon paktin për gjyqtarët

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani-Skënderbeu, Kastrati zbulon paktin për gjyqtarët

Nuk ka gjyqtarë "non grata" apo kërkesa që paragjykojnë "bluzat e zeza" në prag të kryendeshjes Partizani-Skënderbeu. Kreu i Komitetit të Arbitrave, Tahir Kastrati, ka treguar dje "paktin" që dy klubet kanë bërë për gjyqtarët.paxhinone 6-7 Partizani-Skënderbeu 2-1 Çast nga ndeshja e fazës së parë"Në prag të kësaj ndeshjeje, kam folur me përfaqësuesit më të lartë të të dyja klubeve dhe ata nuk kanë pasur asnjë kërkesë specifike sa u përket gjyqtarëve. Thjesht më kanë lënë në dorë për të përzgjedhur ata gjyqtarë që unë mendoj se janë të denjë për këtë takim shumë të rëndësishëm të javës së 26-të.

Tashmë do të mundohem të bëj zgjedhjen më të mirë. Uroj të mos kemi asnjë problem me gjykimin, ne jemi të predispozuar për të bërë maksimumin.

Patjetër do të zgjedhim ata që mbajnë stemën e FIFAs, duke nisur nga kryesori dhe anësorët. Klubi i Partizanit më ka bërë të ditur se kushdo që të jetë nga tre gjyqtarët ndërkombëtarë, do të ishte i pranueshëm për ta", ka thënë Kastrati për "Panorama Sport".

Shefi i gjyqtarëve zbuloi për gazetën se korçarët kanë bërë prapakthehu për kushtin që kishin vendosur se nuk donin arbitra nga kryeqyteti për ndeshjet ndaj Partizanit. "Skënderbeu është tërhequr tashmë për kërkesën që ka bërë kohë më parë, ku refuzonte arbitra nga kryeqyteti kur luante me Partizanin në Tiranë apo Korçë.

Natyrisht, kjo nuk është se ishte një kërkesë jashtë kritereve. Ne e kemi arsyetuar në të kaluarën me faktin se Tirana është kryeqytet dhe ka më shumë gjyqtarë cilë- sorë për të përballuar ndeshje të tilla, prandaj dhe kemi vendosur për arbitra të kryeqytetit.

Megjithatë, nuk është Tirana më e madhe se Milano dhe Madridi. Pra, kërkesa e klubit korçar ka qenë normale, sepse nëse marrim një shembull, nuk mundet që një gjyqtar nga Madridi të drejtojë ndeshjen Real-Barcelona", përfundoi shefi i gjyqtarëve.