REZULTATET LIVE/ Në fier luhet, Apolonia-Luftëtari 0-0
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kategoria e Parë rikthehet sot me ndeshjet e javës së 18-të. Sfida që spikat më shumë është ajo e grupit B mes Apolonisë dhe Luftëtarit që luhet në qytetin e Fierit. Në rast të një fitoreje, Apolonia merr kryesimin e grupit
Në këtë ndeshje, Apolonia vjen me një superecuri ku gjatë të tetë ndeshjeve që ka zhvilluar deri tani në fazën e dytë ka arritur po aq fitore.
Fierakët nuk njohin rezultat tjetër veç fitores që në takimin e fundit të fazës së parë me Luftëtarin në Gjirokastër ku u mundën 1-0.
Të besuarit e Mërgjyshit do tentojnë ta mbyllin këtë fazë me një tjetër 3-pikësh, ku ky i sotmi ndoshta mund të vlejë gjithë sezonin.
Ja të gjitha përballjet e sotme
JAVA E 18-të/ SOT
GRUPI A
Erzeni-Ada 0-0
Besëlidhja-Iliria 0-0
Kamza-Korabi 0-0
Mamurrasi-Burreli 0-0
Kastrioti-Besa 0-0
GRUPI B
Turbina-Dinamo 0-0
Apolonia-Luftëtari 0-0
Sopoti-Pogradeci 0-0
Elbasani-Shkumbini 0-0
Butrinti-Lushnja 0-0