e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

VIDEO/ Bekim Balaj zhvesh Luanën: Lirohu pak se doli dielli

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
VIDEO/ Bekim Balaj zhvesh Luanën: Lirohu pak se doli dielli

Intervista e Luana Vjollcës me Lorik Canën dhe prania e futbollistëve të Kombëtares bëri një bujë të madhe.

Jo pa arsye pasi intervista kishte plot të papritura, nisur me Lorikun e pasuar më pas me sulmuesin Bekim Balaj.

Në fundin e intervistës, Bekim Balaj është 'shqetësuar' për gjendjen fizike të Luanës dhe meqë kishte dalë dielli i sugjeroi që të hiqte xhaketën e të 'lirohej' pak.

Por bukuroshja nuk ka nguruar ta sfidojë duke i kërkuar t'ia hiqte vetë ai, duke 'tensionuar' paksa situatën.

Në fund të intervistën të gjithë lojtarët i dhurojnë autografe në fanellën e Canës moderatores, e cila më pas e vesh. Por përsëri Bekimi nuk nguron ta "ngacmojë", duke ju afruar për ti lidhur bluzën.

"Bekimi po e lidh që të më dalë beli"- thotë Luana, por futbollisti qesh dhe thotë "jo diçka tjetër" duke e kthyer në batutë.