e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

LIVE Luksemburg-Shqipëri 0-0 (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
LIVE Luksemburg-Shqipëri 0-0 (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet mbrëmjen e së martës (ora 20:15) me Luksemburgun. Ndeshja zhvillohet në kuadër të miqësoreve të muajit mars si fazë përgatitore për finalet e Europianit që do të nisin në qershor të këtij viti në Francë.

Untitled-7Kuqezinjtë luajnë në Luksemburg miqësoren e dytë brenda këtij muaji, tre ditë pas humbjes ndaj Austrisë në Vjenë me rezultatin 2-1.

Një ditë para ndeshjes ndaj Luksemburgut, De Biazi paralajmëroi ndryshime nga formacioni në ndeshjen e kaluar në Vjenë, duke thënë se në fushë do të akvizihen ata futbollistë të cilët nuk luajtën ndaj Austrisë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Luksemburg: Joubert, Chanot, Deigado, Philips, Gerson, Alyes Da Mota, Bensi, Malget, Jans, Devilie, Joachim.

Shqipëria (4-5-1): Berisha, Ajeti, Aliji, Gjimshiti, Veseli, Kukeli, Basha, Memushaj, Gashi, Shala, Cikalleshi.
Trajner: De Biazi

Minutat

41´ Goditje këndi për ne. E ekzekuton Gashi, topi përfundon në zonë por nuk shfrytëzon Shala.
39´
Kundërsulm i Shqipërisë, Gashi provon nga distanca por jashtë kuadratit.
35´
Përsëri vendasit tentojnë me anë të Da Motës por pret Berisha.
33´
Jens godet fuqishëm drejt portës, por topi përfundon jashtë kuadratit.
32´
Ajeti ndëshkohet me karton të verdhë.
31´
Da Mota provon me kokë por pret Berisha.
30´
Kundërsulmojnë vendasit, pret Berisha më pas Ajeti largon topi nga zona e gardianit kuqezi.
28´
Shqipëria pranë golit, tenton dy herë me Gashin dhe Kukelin por u mungon fati.
25´
Goditje këndi për ne, e ekzekuton Gashi, topi përfundon në zonë, Veseli gjuan me kokë por pret portieri i vendasve.
22´
Cikalleshi gjuan nga distanca, topi devijohet dhe shkon në goditje këndi. E largojnë vendasit dhe provojnë të dalin në kundërsulm të shpejtë.
20´
Vendasit shfaqen më të rrezikshëm provojnë të gjejnë golin e avantazhit por pa nuk arrijnë të finalizojnë me sukses.
18´
Goditje dënimi për Shqipërinë. E ekzekuton Gashi në mënyrë përfekte me të majten e tij, por pret Joubert dhe e qon në goditje këndi.
15´
minuta lojë, minuta të luftuara nga të dy ekipet, kuqezinjtë tentojntë të gjejnë hapësira në gjysmëfushën e vendasve por nuk ja dalin.
10´
Memushaj provon nga e djathta por pa rezultat, topi përfundon jashtë kuadratit.
07´
Kundërsulmojnë vendasit, por gabojnë në pasa, duke mos arritur të futen në zonën e Berishes.
04´
Cikalleshi provon nga e djathta me të majten e tij por gjuan jashtë kuadratit.
01´
Shiritin e kapitenit e mban mesfushori vlonjat Memushaj.
Starton ndeshja

Kombëtarja është gati.20:15 Luksemburg-Shqipëri

Posted by Federata Shqiptare E Futbollit on Tuesday, 29 March 2016