Luksemburg-Shqipëri/ Formacioni i mundshëm (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet mbrëmjen e së martës (ora 20:15) me Luksemburgun. Ndeshja zhvillohet në kuadër të miqësoreve të muajit mars si fazë përgatitore për finalet e Europianit që do të nisin në qershor të këtij viti në Francë.
Kuqezinjtë luajnë në Luksemburg miqësoren e dytë brenda këtij muaji, tre ditë pas humbjes ndaj Austrisë në Vjenë me rezultatin 2-1.
Një ditë para ndeshjes ndaj Luksemburgut, De Biazi paralajmëroi ndryshime nga formacioni në ndeshjen e kaluar në Vjenë, duke thënë se në fushë do të akvizihen ata futbollistë të cilët nuk luajtën ndaj Austrisë.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
Shqipëria (4-5-1): Berisha, Ajeti, Aliji, Gjimshiti, Veseli, Kukeli, Basha, Memushaj, Gashi, Shala, Cikalleshi.
Trajner: De Biazi
Kombëtarja është gati.20:15 Luksemburg-Shqipëri
Posted by Federata Shqiptare E Futbollit on Tuesday, 29 March 2016