e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

VIDEO/ Autogoli qesharak që po bën xhiron e internetit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
VIDEO/ Autogoli qesharak që po bën xhiron e internetit


Në turneun e "Kupës së Azisë" portieri i Al Ahedit ka bërë një autogol tejet të dyshimtë, i cili po bën xhiron e internetit.goliKur mbrojtësi Hasan Bitar i pasoi topin, Nur Mansur, portieri i ekipit kampion të Libanit, nuk e ka ndalur atë.

Pasi topi i ka kaluar përmes këmbëve, Mansur ka vrapur më pas që ta ndalë por nuk ka arritur.

"Gol" i cili i ka dhënë avantazhin Altin Asirit.

Sipas shtypit australian, mendohet që në pushim të pjesës së parë për fitoren e skuadrës nga Turkmenistani janë hedhur shuma të mëdha, koefiçenti i së cilës ka zbritur nga 5 në 1.1.

Ky rast nuk i ka shpëtuar vëmendjes së FIFA-s e cila do ta hetojë çështjen në fjalë për dyshimet që ka krijuar takimi, duke pasur parasysh autogolin e çuditshëm.