e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

United e City ne 'lufte' per Januzajn

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
United e City ne 'lufte' per Januzajn

David Moyes është në rrezik për të humbur talentin kosovar Adnan Januzaj, që është duke u kërkuar me ngulm nga Manchester City. Daily Mail në një shkrim ekskluziv ka bërë të ditur se bisedimet mes United dhe Januzajt kanë ngecur dhe kjo situatë ka hedhur në sulm City-n, që është e gatshme të bëjë sulmin e parë për të. Januzaj shfaqi edhe një herë talentin e tij pasi debutoi në fitoren e “Djajve të kuq” kundër Crystal Palace.

Por, karriera e tij në “Old Trafford” mund të përfundojë vetëm nëse Moyes nuk i ofron kushtet financiare që është duke kërkuar kosovari. 18 vjeçari në fund të këtij sezoni mbetet pa kontratë dhe deri më tani ka refuzuar një marrëveshje, pavarësisht se bisedimet kanë filluar në prill. Alarmi për një largim të mundshëm u dha kur u zbulua se kosovari mund të huazohej tek Blackburni, që shprehu interesim për të. Ai ndjen se tani ka arritur në fazën ku ai mund të luftojë për një vend në ekipin e parë të United, dhe këtë e tregoi edhe kundër Palacet. Ndërsa Daily Mail ka shkruar se pas kësaj ndeshje ka rënë në ujë edhe ideja për huazimin e tij.

City është duke u treguar i vëmendshëm me situatën e Januzajt dhe në rast të dështimit të bisedimeve me United, ata pa problem mund të bëjnë ofertë për kosovarin. Por, kur është pyetur nëse beson se Januzaj do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, Moyes është përgjigjur shkurt, “Po”.