'Ukraina nuk del pa pike ndaj francezeve'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ukraina e nisi shkëlqyeshëm Evropianin, duke mundur 2-1 Suedinë dhe kryesuar grupin. Trajneri Oleg Bllohin mendon se ekipi i tij ka fituar besimin e nevojshëm për të hyrë në fushë si i barabartë kundër Francës dhe madje të marrë pikë. “Ndeshja e parë ishte tepër e rëndësishme për ne, pasi do të vendosej edhe gjendja psikologjike e skuadrës. Pasi fituam me Suedinë, kemi fituar edhe besim të madh te forca jonë.
Kjo do të na japë mundësinë që të hyjmë në fushë si të barabartë kundër Francës dhe madje të besojmë te një rezultat pozitiv. Unë jam optimist se nuk dalim pa pikë nga fusha”, – u shpreh tekniku i ukrainasve. I pyetur se kujt i trembet më shumë tek ekipi kundërshtar, ai shtoi: “Nuk mund të veçoj një lojtar specifik, pasi sekreti i tyre bazohet te loja kolektive. Gjithsesi, duhet të jemi të kujdesshëm nga gjuajtjet nga distanca dhe nga aksionet e shpejta të Frenk Riberisë”. Vendi organizator kryeson grupin me tri pikë, ndërkohë që Anglia dhe Franca ndanë një barazim mes tyre në sfidën e parë.