Angli me sulmuese, por Hoxhson nuk ndryshon formacionin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Edhe pse në orët e fundit ishte përfolur për një ndryshim formacioni në pritje të ndeshjes me Suedinë, duket se trajneri Roi Hoxhson nuk është i bindur nga fakti i të ndryshuarit skemë, nga 4-4- 1-1, në 4-4-2, duke hedhur në fushën e lojës të riun shtatlartë, Endi Kerrol, përkrah Deni Uelbekut. Kjo lloj mënyrë lojë mund të kishte garantuar një forcë më të madhe goditëse në fushë, por duke parë disa vështirësi që mesfusha hasi në sfidën e parë kundër Francës, Hoxhson është i bindur të konfirmojë të njëjtën 11-she që mori një pikë në debutim.
Ndonëse nga burime pranë grumbullimit nuk mohohet fakti i një surprize të momenteve të fundit, ai që i ka shuar këto dyshime ka qenë vetë trajneri i “Tre Luanëve”, i cili kërkon të fitojë bastin kundër kritikave që mori dyshja e mesfushës Xherrard-Parker, si dhe sulmi me Jangun (roli i tij është mesfushor krahu dhe jo fantazisë) në mbështetje të bomberit Uelbek. Për këtë arsye, sfidat të cilat Anglia, futbollistët e saj dhe Roi Hoxhson është më shumë sesa vetëm marrja e tri pikëve kundër Suedisë, mbase treni i fundit që mund t’i dërgojë ata në çerekfinale.
Roi Hoxhson “Dua të shoh një Angli më konkrete në të gjitha repartet”. Është kjo “batuta” me të cilën trajneri i ishullorëve, Roi Hoxhson, nis konferencën e tij për shtyp, në pritje të ndeshjes me Suedinë. Ai e di mirë se kjo sfidë është vendimtare për fatin e anglezëve në këtë Evropian, prandaj jep këshillat e radhës. “Duhet të jemi cinikë, konkret dhe të rrezikshëm kur kemi zotërimin e topit.
Në turne dhe nivele të tilla rastet për shënim nuk janë të shumta, prandaj duhet të jemi perfekt në pasimin e fundit që do na dërgojë në gol dhe në këto ditë pikërisht mbi këtë bazë kemi punuar shumë. Suedia është në kaos? Unë nuk u besoj këtyre gjërave, sepse kur zbresin në fushë gjithçka që turbullon ambientin lihet jashtë, prandaj unë kam frikë se kjo Suedi në kaos do përbëjë një rrezik të madh për ne. Prandaj, nëse duam ta mundim dhe t’i afrohemi kualifikimin, duhet të dominojmë ndeshjen në zonat vendimtare të fushës, të ofrojmë vertikalizime të shpeshta dhe të jemi perfekt në rastet për gol. Mendoj se vetëm kështu do të arrijmë të dalim me tri pikë”, – tha tekniku anglez.