Ibra dhe Melberg percajne Suedine, nderhyn shteti
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Humbja me Ukrainën ka çarë në dysh dhomat e zhveshjes së Kombëtares së Suedisë dhe tani futbollistët janë të ndarë; nga njëra anë qëndron kapiteni aktual Zlatan Ibrahimoviç dhe nga tjetra ish-kapiteni Olof Melberg. Ky i fundit është bërë krahë me zëvendëstrajnerin Markus Albak (së bashku kanë qenë edhe tek Aston Vila), pasi ylli i klubit të Milanit shkaktoi një “tërmet” të jashtëzakonshëm, pas humbjes në debutim. Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, tentativa e pajtimit që ka bërë trajneri Erik Hamren (i cili sot luan shansin e fundit kundër Anglisë), ka dështuar totalisht, aq sa dy grupet e futbollistëve që mbështesin kapitenin dhe zëvendëskapitenin nuk i flasin më me gojë asnjërit prej palëve “kundërshtare”.
“Tashmë jemi në një anarki totale, – ka theksuar një zë brenda ekipit për ‘Daily Mail’, i cili ka dashur të ruajë anonimatin në deklaratën për këtë media. – Në dhomat e zhveshjes është një ambient i tmerrshëm. Të dy trajnerët janë munduar të vendosin paqen mes futbollistëve që të gjithë të kthehemi miq të mirë siç ishim deri pak orë më parë, por kjo tentativë ka dështuar totalisht, përkundrazi e ka ndezur edhe më shumë atmosferën negative”. Sipas disa burimeve të tjera që vijnë nga grumbullimi suedez, Zlatan Ibrahimoviç, i cili ishte iniciatori i të gjithë kësaj turbullire, duket se tashmë është izoluar në një dhomë të vetme dhe nuk kërkon të flasë me askënd, as me ata që e kanë mbështetur shfryrjen e tij.
Gjithsesi, sikur të mos mungonte e gjitha kjo, ajo që komplikon edhe më shumë përgatitjen e Suedisë në pritje të sfidës me Anglinë, është edhe deklarata e djeshme e kryeministrit nordik, Fredrik Reinfeldt. Numri një i shtetit ka theksuar për median vendëse se sjellja e futbollistëve të përfaqësueses është e papranueshme, jo e denjë për kombin e tyre. Ky irritim ka marrë spunto jo vetëm nga ndarja e skuadrës në klane, por edhe nga dënimi që portieri rezervë, Johan Uiland, ka marrë pasi ka humbur sfidën brenda ekipit (ai është zhveshur dhe të tjerët e godisnin me top në prapanicë). Me pak fjalë, Suedia është në kaos total por, nga ana tjetër, “Tre Luanët” e Hoxhsonit janë gati të përfitojnë.
Hamren: Jemi gati për të fituar!
Edhe pse lajmet që qarkullojnë mbi përçarjen e skuadrës po bëjnë xhiron e botës, trajneri i Suedisë, Erik Hamren, kërkon ta fshehë këtë polemikë përpara sfidës vendimtare me Anglinë. “E pranoj se ishte shumë e rëndë të humbnim sfidën me Ukrainën, por mes nesh tashmë kemi zgjidhur dhe kaluar gjithçka. Dy ditët e fundit jemi stërvitur në mënyrë fantastike dhe kam bindjen se kundër Anglisë do të arrijmë suksesin tonë të parë. Nervozizmi që na parakaloi do të na bëjë edhe më të fortë. Hoxhson? I ka dhënë shumë futbollit suedez, ndaj do të jetë një sfidë e bukur kundër tij”.