E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

NBA, Miami barazon Finalen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
NBA, Miami barazon Finalen
Miami Heat arrin atë që asnjë ekip nuk e kishte bërë në play-off: fitore në shtëpinë e Oklahoma City Thunder. Një sukses shumë i vuajtur nga skuadra e LeBron James në fund të ndeshjes kur dominuan pothuajse të gjithë takimin. Rezultati përfundimtar i takimit 100-96, vetëm 4 pikë diferencë kur në pjesën e parë Heat arritën një avantazh prej 17 pikësh.

Kevin Durant ishte lojtari më i spikatur i Thunder me 32 pikë. Po të njëjtën sasi pikësh shënoi edhe lojtari më i mirë për Heat, LeBron James. Në këtë mënyrë, seria e Finales së madhe të NBA barazohet në 1-1. Tashmë seria “transferohet” në Florida ku ndeshja e radhës do të luhet më datë 17, në orën 03.00.