Anglia dhe Franca ne kerkim te fitoreve te para ne grup
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sot është “provimi i pjekurisë” për skuadrat e Grupit D të finaleve të “Euro 2012”. Mikpritësit e këtij kompeticioni, ukrainasit e Shevcenkos, që mbajnë edhe kreun e grupit në fjalë, me tri pikë, do të kenë përballë francezët e Karim Benzemasë e yje të tjerë.
“Gjelat” kanë vetem një pikë në llogarinë e tyre, shumë pak për të qenë të qetë në këtë sfidë dhe për ta pasur në kontroll objektivin, kualifikimin për në raundin tjetër të turneut të verës. Trajneri Laurent Blank u trembet jo pak ukrainasve dhe vecanërisht sulmuesit dhe kapitenit të tyre veteran, Andri Shevcenko, i cili realizoi një dopietë ndaj suedezëve. Sidoqoftë, për francezët ka vetëm një rrugë në ndeshjen e dytë në Grupin D, të marrin 3 pikët, që do të siguronin qetësinë e nevojshme për ta. Një mision delikat dhe aspak i lehtë ky për Francën, po t‘i referohemi performancës së Andri Shevcenkos me shokë në ballafaqimin paraardhës, ndaj Suedisë.
“Tre Luanët” e Hodgsonit, për të shpresuar në kalimin në cerekfinale duhet të marrin 3 pikët ndaj Suedisë së Ibrahimovicit, që nga ana e vet po përjeton njëfarë përcarjeje mes lojtarëve, si pasojë e sulmuesit të Milanit. Barazimi që morën në sfidën hapëse të Europianit, ndaj Francës, i detyron ishullorët të jenë më ofensivë ndaj Suedisë, sikurse ka paralajmëruar vetë trajneri i tyre, Roi Hodgson. Mirëpo, në këtë linjë është e dënuar të qaset edhe Suedia, sepse nuk ka cfarë të humbasë, pasi kolona e pikëve të saj në këtë grup është zero. Duke qenë se të dyja palët kërkojnë si objektiv kryesor vetëm fitoren, kjo përplasje mbart në vetvete mjaft tension dhe të papritura, të cilat do t’i zbulojë fusha e lojës.