Loris: Jam i emocionuar qe luaj kunder Shevcenkos
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Andrij Shevçenko është 35 vjeç, por ai vazhdon të imponojë frikë dhe respekt te kundërshtarët. Kapiteni i Francës, portieri Hugo Loris, shprehet i lumtur që do të luajë kundër sulmuesit ukrainas, i cili në ndeshjen e parë të Evropianit shënoi dy gola. “Do të luaj kundër një sulmuesi që ka fituar ‘Topin e Artë’ dhe që gjithmonë kam dashur ta kem kundërshtar. Jam me të vërtetë i emocionuar.
Duhet ta kemi kujdes, pasi është i aftë të rrezikojë në çdo pozicion”, – tha Loris. Por, ai shtoi gjithashtu se nuk duhet të fokusohen vetëm te bomberi: “Ukraina nuk e bazon të gjithë forcën e saj tek Andrij, ndaj nuk duhet t’i nënvlerësojmë lojtarët e tjerë. Ata janë të fortë në luftën në ajër dhe kanë futbollistë që gjuajnë mirë nga distanca”.