e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

USA Open/ Nuk ndalet Federer, sot 1/2 finalja e pare Murrey-Djokovic

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
USA Open/ Nuk ndalet Federer, sot 1/2 finalja e pare Murrey-Djokovic

Roger Federer vijon marshimin e tij në USA Open duke mundur në tre sete Roberto Bauptistën, një prej tenistëve më në formë të momentit.  Zvicerani është treguar i pamëshirshëm duke gjunjëzuar keqazi argjentinasin. Edhe pse nga specialistët ishte vlerësuar si një ndeshje e vështirë për zviceranin, pasi Bauptista, tashmë i 15-ti në botë ishte në formën e tij më të mirë, Federer e kaloi lehtësisht këtë pengesë. Në fillim të takimit, argjentinasi u mundua t’ia vështirësonte punën Federer, por ish-numri një i botës e arriti të shkëputej në setin e parë 5-1 dhe me një set point në dorë, të cilën vetëm nënvlerësimi e bëri që ta humbtte, duke i dhënë mundësi Bauptistës të rikuperonte dhe ta dërgonte rezultatin në 5-4. Këtu Federer nxori në pah eksperiencën e tij dhe në rezultatin 30-30 të lojës së 10-të, zvicerani arriti të fitonte dy pikët që i duheshin për të fituar setin e parë dhe gjithçka më pas do të ishte në dishezë, duke fituar edhe dy setet e tjera me rezultatin 6-3 dhe 6-2.  Kundërshtari i Federer (43 herë ka mbërritur në çerekfinalet e një turneu) në çerekfinalet e këtij turneu do të ndeshet me Gael Monflis, i cili mundi me një frymë në tre sete Grigor Dimitrov. Sot në orët e para të mëngjesit luhet dhe sfida e parë çerekfinale, më mirë të themi supersfida mes anglezit Andy Murray, vendi i 9-të në renditjen botërore dhe vendit të parë në botë serbit, Novan Djokoviç. Sa i takon sfidave të tjera janë: 1. Stanislas Wawrinka (Zvicër) përball Kei Nishikori (japonez); 2. Tomáš Berdych (Çeki) përballë Marin Cilic (Kroaci); Gael Monflis (Francez) përballë Roger Federer (Zvicër)

Williams përball Penetas

Tenistja nga Danimarka, Caroline Wozniancki dhe rusja Ekaterina Makarova kanë ndjekur hapat e kinezes Shaui Peng një ditë më parë, duke u kualifikuar për në gjysmëfinalet e USA Open 2014. Danezja Wozniacki përballë kishte italianen Sara Erranin, të cilën e mposhti lehtësisht me rezultatin 6-0 dhe 6-1. Errani, e cila arriti të mposhtë rusen Maria Sharapova, nuk dukej në ditën e saj më të mirë, çka e bëri mjaft të lehtë punën e kundërshtares së saj, e cila mbërriti në gjysmëfinale, ku përballë do të ketë kinezen Shuai Peng, që një ditë më parë mundi zviceranen Belina Bencic. 17-vjeçarja e cila ishte surpriza e bukur e këtij turneu, u mposht në dy sete 6-2/6-1. Nga krahu tjetër, në gjysmëfinale është edhe rusja Makarova, e cila arrin për herë të parë në karrierën e saj një rezultat të tillë. Rusja 26-vjeçare mundi në 1 orë e 27 minuta bjellorusen Victoria Azerenka. 29-vjeçarja i humbi të dyja setet me rezultatet 6-4/6-2. Tashmë Makarova pret të njohë kundërshtaren e saj që pritet të dalë nga sfida që do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit të sotëm mes amerikanes, Serena Williams dhe italianes, Flavia Penetta. Një sfidë e shumëpritur pasi Williams është në vend të parë në botë, ndërsa Penetta ka treguar një formë të shkëlqyer në këtë turne, duke bërë që përballja  e tyre të marrë trajtat e një finaleje të parakohshme.