e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

FSHF denon tre futbolliste te Tiranes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
FSHF denon tre futbolliste te Tiranes

Federata Shqiptare e Futbollit ka pranuar kërkesën e Sportklub Tiranës për të spostuar datën e zhvillimit të takimit mes Vllaznisë dhe Tiranës në Shkodër, parashikuar më datë 10 shtator 2014. Burime pranë klubit bardhë e blu bënë të ditur se nga dita e mërkurë kur ishte parashikuar, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që ndeshja të zhvillohet të enjten, datë 11/09/2014, në stadiumin “Loro Boriçi”, të qytetit verior. Kjo kërkesë e klubit Tirana u motivua nga mungesa e disa futbollistëve, të cilët janë ta angazhuar me përfaqësueset e tyre kombëtare. Ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës është vlefshme për javën e tretë të superligës, ku Tirana do të vuaj një sërë mungesash. Sipas komisionit të disiplinës pranë FSHF-së, pas incidenteve të ndodhura në sfidën ndaj Flamurtarit, Selemani Ndikumana dhe Edvan Bakaj janë pezulluar me pesë ndeshje. Mario Morina është pezulluar me dy ndeshje. Klubi është gjobitur me 300 mijë lekë (të vjetra) për shkak të sjelljeve të gabuara dhe koreve ofenduese.

KF Tirana, përmes një njoftimi zyrtar bën të ditur se do të rishohë këtë vendim dhe do të apeloj masat e marra nga Disiplina. Po ashtu komisioni disiplinës ka dënuar edhe Partizanin me 30 000 lekë gjobë për korret e tifozerisë dhe hedhjeve të mjeteve pirroteknike në fushë gjatë përballjes me Apolloninë në Fier. Ndërsa Apollonia për të njëjtat argumente me 20 000 lekë. Ajo që bie në sy dhe ka irrituar tifozët e skuadrës 24-herë kampionet të Shqipërisë është fakti se asnjë lojtari i Flamurtarit nuk është dënuar nga komisioni i disiplinës, duke paralajmëruar dhe protesta, pasi këtë ata e quajnë një sulm me motive politike ndaj skuadrës së tyre.