e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bala: Portugalia? Surpriza pozitive nuk eshte e perjashtuar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bala: Portugalia? Surpriza pozitive nuk eshte e perjashtuar

“Portugalia është një skuadër shumë e fortë dhe ne do t’i përgjigjemi duke i dhënë rëndësi mbrojtjes, por kjo nuk do të thotë që nuk do sulmojmë. Do jemi mjaft agresivë për të sulmuar dhe pse jo, të surprizojmë me një rezultat pozitiv”

Teksa mungojnë dhe dy ditë nga sfida e parë eliminatore e Euro 2016, përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka intensifikuar më tej planin stërvitor. Gianni De Biazi ka vijuar dy ditët e fundit me dy seanca stërvitore në ditë në Spanjë. Të mërkurën, ekipi sipas programit ka zhvilluar dy seanca stërvitore. Në të parën, të zhvilluar si gjithmonë në orën 10.00,trajneri dhe stafi tij, kanë patur orientim në detaje taktike. Ndërsa në seancën e pasdites, në orën 17.30, zhvilluar në stadiumin “Municipal A Magdalena” janë kryer sprinte të shpejta dhe është zhvilluar lojë duke improvizuar skema në ndryshme.Dje, në orën 10.00 ekipi zhvilloi përsëri një seancë stërvitore sipas programit. Gjendja morale, por edhe fizike e skuadrës, në përgjithësi është e mirë. I vetmi shqetësim ka qenë Gashi, por edhe gjendja e tij duket një situatë e kapërcyer, për shkak se prej ditës së djeshme futbollisti është rikthyer për t’u stërvitur me grupin. Ndërsa kuqezinjtë zhvilluan në 18:00 një ndeshje miqësore me një ekip rajonal spanjoll. Konkretisht me ekipin rajonal, Racing Club Villalbest, pjesëmarrëse në divizionin e tretë.

Bala

Gjatë një interviste për një media vendase, Bekim Bala, sulmuesi shkodran i përfaqësues kombëtare të futbollit është shprehur se skuadra është e motivuar dhe do japë gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv ndaj iberikëve. “Normalisht Portugalia është një skuadër shumë e fortë dhe ne do t’i përgjigjemi duke i dhënë rëndësi mbrojtjes, por kjo nuk do të thotë që nuk do sulmojmë. Do jemi mjaft agresivë për të sulmuar dhe pse jo të surprizojmë me një rezultat pozitiv”, – tha sulmuesi i Slavias së Pragës në Çeki.

Ish-lojtari i Tiranës dhe Vllaznisë në Superligë, u shpreh gjithashtu se De Biazi është mjaft kërkues, ndërsa ndihet i vlerësuar për grumbullimin. Bala, ish-kampion i Shqipërisë dhe kupës së Shqipërisë me bardheblutë vlerësoi si mjaft thelbësor pozitivitetin që ka grupi në prag të kësaj sfide. “Po punojmë mjaft fort. Grupi po ushqen një frymë pozitive, çka na jep mjaft moral në këtë prag sfidë. Mund të them se në grup ka mjaft konkurrencë, por kjo nuk na ndalon të jemi bashkëpunues dhe të luftojmë bashkërisht për të mirën e fanellës së Shqipërisë”, – mbylli intervistën Bekim Bala për një media shqiptare. Kujtojmë këtu që Bala është rritur në akademinë e Vllaznisë, skuadër me të cilin debutojë dhe në superligë. Më tej bardhë e blutë e gllabëruan në gjirin e tyre, ku Bala shijoi dhe suksesin e parë na kampionat, si dhe në kupën e Shqipërisë. Pas një periudhe të shkëlqyer tek Tirana, Bala u transferuar në Çeki tek Slavia e Pragës, ku dhe debutoj në ligën e kampionëve. Pavarësisht kësaj karriere, 23-vjeçari Bala ende nuk e ka bindur plotësisht De Biazin, i cili sipas burimeve pranë tij ende nuk ka bërë të ditur se cilët do të jenë titullarët dhe aq më tepër cilët do të jenë lojtarët që do luajnë në sulm.

Portugali-Shqipëri, përballja në shifra:

Portugalia renditet në vendin e 11 me 1152 pikë

Shqipëria renditet në vendin e 70 me 437 pikë

 

Ndeshje zyrtare të luajtura në total me Portugalinë janë  5

Shqipëri-Portugali  0-3.  Luajtur në 09.10.1996 në Tirane

Portugali-Shqipëri  2-0. Luajtur në 07.06.1997 në Porto

Portugali – Shqipëri 5-3. Luajtur në 11.10.2003 në Lisbonë

Portugali-Shqipëri 0-0.  Luajtur në 15.10.2008 në Braga

Shqipëri-Portugali 1-2. Luajtur në 06.06.2009 në Tiranë