UEFA vendos: Shqiperia humb 3-0 ne tavoline, por edhe Serbise i hiqen 3 pike
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndodhi ajo që përflitej prej ditësh dhe që i gjithë opinioni publik shqiptar i druhej. Shqipëria ka humbur ndeshjen 3-0 në tavolinë ndaj Serbisë, ndërkohë që kësaj të fundit i hiqen 3 pikë. Ky është vendimi i Komisionit Disiplinor dhe të Etikës në UEFA dhënë sot në mëngjes për ndeshjen e ndërprerë në minutën e 41-të më 14 tetor në Beograd për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Francë 2016”.
Sipas vendimit, Komisioni Disiplinor në Nion të Zvicrës, ka ndëshkuar me 100 mijë euro gjobë të dyja federatat ballkanike, ndërkohë që kombëtarja e Dik Advokatit do të luajë dy ndeshje pa tifozë. Ky është vendimi zyrtar i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri, një vendim i cili duhej të jepej që dje, por për shkak të dosjeve voluminoze, kanë shtyrë dhënien e verdiktit për sot.